Kanë përfunduar 5 ndeshjet e sotme të grupit A të Kategorisë së Dytë, në të cilat janë prodhuar 11 gola. Erzeni ka fituar përballë Shirokës me shifrat 2-1, ndërsa Lushnja ka mposhtur 3-1 Veleçikun.
Fitore ka marrë edhe Gramshi në transfertë që ka mposhtur Naftëtarin 0-2, ndërsa sfida mes Luzi i Vogël dhe Partizanit B është mbyllur në barazim pa gola.
Edhe Vllaznia B ka dalë fitimtare në duelin përballë Tërbunit, sfidë e cila nisi me vonesë dhe që është mbyllur minimalisht në favorin e shkodranëve, 1-0.
REZULTATET:
Erzeni 2 – 1 Shiroka (Ajazi 37', Velaj 54' / Jukaj 2')
Lushnja 3 – 1 Veleçiku (Pius 5', Arapi 34'/ Banushaj 67')
Naftëtari 0 – 2 Gramshi (Peqini 42', 70')
Luz i Vogël 0 – 0 Partizani B
Vllaznia B 1 – 0 Tërbuni (Touray 36')






