Kanë përfunduar 5 ndeshjeve e ditës së sotme të grupit B, ndërsa ajo e grupit A vijon të luhet akoma, të vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Dytë, sfida të cilat kanë prodhuar 17 gola.
Bylis B ka mposhtur me "poker" golash Këlcyrën, me shifrat 4-0. Fitore kanë arritur gjithashtu Apolonia me Luftëtarin që kanë mposhtur Tomorin (2-1) dhe respektivisht Devollin (2-3).
Ia del edhe Butrinti në transfertë që mposht minimalisht 0-1 Delvinën. Edhe Maliqi në anën tjetër ka "korrur" të njëjtin sukses, 0-1 përballë Albpetrol. Sa i takon sfidës mes Basanisë dhe Eagle, sfida është mbyllur në favorin e vendësve, 2-1.
REZULTATET:
Grupi B
Delvina 0 – 1 Butrinti (Basha 24')
Bylis B 4 – 0 Këlcyra (Leshi 32', Hodo 54', Olawale 55', Cypi 90')
Apolonia 2 – 1 Tomori (Owusu 23', Mehmeti 61'. Daullxhiu 82')
Albpetrol 0 – 1 Maliqi (Qeleshi 69')
Devolli 2 – 3 Luftëtari (Radovani 3', Beçka 60'/ Diamanti 9', Zani 87', 90')
Grupi A
Basania 2 – 1 Eagle Football (Cezma 6', Gerbeti 85/ Bashari 53')






