Egnatia arriti për herë të parë në histori të prekë grupet e një kompeticioni të rëndësishëm europian, siç është Conference League, aty ku do të mësojë edhe kundërshtarët e rinj me të cilët do të përballet nga shorti që pritet të nisë sot prej orës 13:00.
Këtij momenti të veçantë për një ekip shqiptar, i është bashkuar edhe Kukësi që militon në Kategorinë e Parë. Verilindorët kanë zgjedhur t’i shprehin urimet e tyre përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme për klubin dhe një tjetër kontribut i çmuar në përfaqësimin e futbollit shqiptar në arenën europiane. Urime dhe sukses në aventurën europiane”, shkruan Kukësi.
POSTIMI I PLOTË:
FK Kukësi uron përzemërsisht KF Egnatian për arritjen e kualifikimit në fazën e grupeve të UEFA Conference League.
Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme për klubin dhe një tjetër kontribut të çmuar në përfaqësimin e futbollit shqiptar në arenën europiane.
Urime dhe suksese në aventurën europiane!
View this post on Instagram






