Ditën e sotme do të zhvillohet 6 ndeshjet e fundit të javës së parë të Kategorisë së Dytë. Një duel do të jetë në Grupin A, ndërsa pesë të tjerë të Grupit B të këtij kampionati.
Kështu në orën 16:00, do të luhet ndeshja e vetme e Grupit A për sot, ajo mes Basania dhe Eagle Football.
Në krahun tjetër në Grupin B, Delvina do të përballet me Butrintin, ndërsa Bylis B kërkon fitoren ndaj Këlcyrës. Në ndeshjen tjetër, Apolonia do 3 pikët përballë Tomorit.
Në dy ndeshjet e tjera, Albpetrol përballet me Maliqin dhe Devolli me Luftëtarin. Këto ndeshje do të luhen paralelisht, duke nisur prej orës 15:00.
Grupi A:
Basania – Eagle Football / 16:00
Grupi B:
Delvina – Butrinti
Bylis B – Këlcyra
Apolonia – Tomori
Albpetrol – Maliqi
Devolli – AF Luftëtari






