Kategoria e Dyte
Kanë përfunduar 6 ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Dytë në grupin A, të vlefshme për javën e dytë. Lushnja ka mposhtur në transfertë Erzenin me rezultatin 0-1.
Fitore kanë marrë dhe Luz i Vogël me Vllazninë B përballë Eagle Football (1-2) dhe respektivisht Veleçikut (0-1).
Në sfidat e tjera, Gramshi – Basania dhe Tërbuni – Naftëtari janë mbyllur në barazim pa gola. Në anën tjetër, Shiroka mposhti Partizanin B me rezultatin 2-1.






