Logoja e klubit të Lushnjës dhe biznesmeni shqiptar Samir Mane
Ekipi i Lushnjës nuk ndodhet në një moment të mirë, përkundrazi, në situatën më të vështirë të historisë së tij në futbollin shqiptar.
“Myzeqarët” gjenden në Kategorinë e Dytë, ndërsa shpresat për ringritje lënë “hije dyshimi”. Në kushte të tilla, tifozët i kanë bërë thirrje biznesmenit të mirënjohur shqiptar, Samir Mane, që ky i fundit të investojë në klub me projekte ambicioze.
Kjo qasje vjen pasi presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ftoi biznesmenin Samir Mane të investojë në futbollin vendas.






