Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Tre “prurje” të reja për trajnerin Kërnaja, Flamurtari “pa frena” ende pa nisur sezonin në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tre “prurje” të reja për trajnerin Kërnaja,
Logoja e Flamurtarit dhe Oltijon Kërnaja

Teksa po i afrohemi nisjes së sezonit të ri në Kategorinë e Parë, Flamurtari ka njoftuar tre prurjet e reja në merkato, njëri prej të cilëve vjen nga akademia.

Fjala është për mbrojtësin e krahut të majtë, Antonio Aliaj i cili do t’i bashkohet ekipit të parë dhe do të vihet në dispozicion të trajnerit Oltijon Kërnaja.

Megjithatë, “dhuratat” për tropojanin nuk janë ndalur me kaq, pasi edhe Luçjano Myrto dhe Abdou Sarjo do të jenë pjesë e vlonjatëve.

Myrto luan në pozitën e mesfushorit, ndërsa futbollisti nga Gambia i cili aktivizohet në repartin ofensiv si sulmues vjen me formulën e huazimit nga Partizani U-19.

Poll

Lexo gjithashtu