Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Synojnë Superioren, ekipi shqiptar me transferim të befasishëm! Talenti luan me Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Synojnë Superioren, ekipi shqiptar me transferim të
Partizani - Bylis

Klubi i Bylisit ka njoftuar në rrjetet sociale transferimin e talentit Fidan Sherifi. Lojtari është me tipare defensive, ndërsa ka luajtur në Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu, në njoftimin e klubit ballshiot, bëhet e ditur se Sherifi luan me moshat e Maqedonisë së Veriut. Bylis ndodhet në Kategorinë e Parë, ndërsa synon ngjitjen në Superiore.

“FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e një talenti të ri shqiptar, 18-vjeçari nga Maqedonia e Veriut. Mbrojtësi i qendrës vjen për të shtuar cilësi dhe forcë në repartin defensiv të skuadrës sonë.

Pavarësisht moshës së tij të re, ai ka fituar eksperiencë në Maqedoninë e Veriut dhe është pjesë e kombëtares U21 të Maqedonisë së Veriut. Mirë se vjen në familjen kuqe e bardhë”, shkrimi nga klubi i Bylisit.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

  

Lexo gjithashtu