Chigozie Kenneth
Chigozie Kenneth është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Sulmuesi është prezantuar nga klubi vlonjat përmes një postimi në rrjetet sociale dhe vjen si futbollist i lirë pas përvojës në Ligën e Parë të Kosovës me ekipin e KF Trepça Mitrovicë.
Me këtë afrim të rëndësishëm në sulm, trajneri Oltijon Kërnaja kompleton një tjetër goditje në repartin ofensiv, me synimin për rikthimin e Flamurtarit në Superiore.
Sa i përket eksperiencave të mëparshme të Kenneth, 22-vjeçari ka luajtur për Motorlet Prague dhe Dakkada FC, ndërsa së fundmi ishte pjesë e KF Trepçës.
Poll






