Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, klubi i
Kategoria e Parë

Sherif Idrizaj nuk është më trajner i KF Orikut. Klubi i Kategorisë së Parë ka shkarkuar teknikun 48-vjeçar nga detyra, vetëm tre javë pas fillimit të sezonit të ri.

Skuadra e Orikut i humbi të tre ndeshjet e para, përballë Korabit, Bylisit dhe Besës. Pikërisht kjo e fundit me shifrat 5-0, nuk është kapërdirë nga drejtuesit e klubit, duke marrë vendimin drastik.

NJOFTIMI:

Klubi i Futbollit Oriku njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Sherif Idrizaj. Ky vendim vjen pas ecurisë negative në ndeshjet e fundit dhe humbjes së rëndë në përballjen ndaj FK Besa.

​KF Oriku shpreh mirënjohjen dhe falenderimet më të sinqerta ndaj profesor Idrizaj për punën, përkushtimin dhe sukseset e arritura gjatë kohës që drejtoi pankinën tonë. Klubi i uron atij sa më shumë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës profesionale.

​Gjithashtu, bëjmë me dije se drejtimi teknik i ekipit i kalon përkohësisht zëvendës trajnerit Taulant Kuqi, deri në emërimin e trajnerit të ri në ditët në vijim.

Lexo gjithashtu