Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Rikthim i papritur “në shtëpi”, prezantohet ish-mbrojtësi i Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Rikthim i papritur “në shtëpi”, prezantohet
Redon Dragoshi

Redon Dragoshi është futbollisti më i ri i Kukësit. Mbrojtësi 26-vjeçar i cili vendosi të largohej nga Pogradeci, vendosi të niste një rrugëtim të ri me verilindorët, po në Kategorinë e Parë.

Për anësorin e djathtë ky është një rikthim në Kukës, pasi ka luajtur më herët në dy periudha të ndryshme. Ndërsa eksperienca e tij, sjell besimin e një përforcimi ideal në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Dragoshi e ka nisur karrierën e tij te Dinamo. Ndërsa më vonë, 26-vjeçari ka luajtur për ekipe si Tirana, Erzeni, Luftëtari, Vllaznia dhe së fundmi Pogradeci.

NJOFTIMI:

Mirë se vjen në shtëpi Redon Dragoshi. Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se djali i shtëpisë, Redon Dragoshi rikthehet në Kukës. Mbrojtësi i djathtë ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe do të japë kontributin e tij në vazhdim. Mirë se vjen Redon!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK Kukësi (@fkkukesialbania)

Poll

Lexo gjithashtu