Blerim Kotobelli
Nuk ka më dilema, Blerim Kotobelli është lojtari më i ri i skuadrës së Flamurtarit. Prezantimi i qendërmbrojtësit është bërë publik nga vetë klubi kuqezi, ndërsa të gjitha dokumentat e kësaj lëvizje janë “kopsitur”.
Për ekipin vlonjat dhe trajnerin tropojan, Oltijon Kërnaja, Kotobelli konsiderohet “armë” shtesë në “zemër” të prapavijës. Ky afrim, nënkupton shtimin e potencialit në ekip, sikurse lidershipit.
34-vjeçari ka eksperiencë të jashtëzakonshme në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa ka luajtur në të shkuarën me Tiranën, Partizanin, Flamurtarin, Kukësin dhe së fundmi te bregdetarët e Teutës, kapiten.
Pra, për 34-vjeçarin, kalimi te vlonjatët përkon me rikthim, pas ciklit 2018-2019.
View this post on Instagram
Poll






