Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Pretendentët nuk bëjnë “lëshime” për Superioren, prezantohen ish-i i Dinamos dhe 24-vjeçari që e mbylli me rivalët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Pretendentët nuk bëjnë “lëshime”
Pogradeci

Ndërsa përgatitjet për sezonin e ri janë duke ecur me ritme të mira dhe premtuese, Pogradeci ka njoftuar para pak minutash dy afrimet e radhës që do t’i vihen në dispozicion trajnerit Emiljano Çela.

Fillimisht është prezantuar Jorgo Meksi, mbrojtësi i krahut të djathtë që vjen si futbollist i lirë pas përvojës së fundit me Dimanon. Menjëherë pas tij, liqenorët zyrtarizuan edhe afrimin e Dorant Ahmetajt, portierit 24-vjeçar i cili mbylli aventurën me Besën, rival ky i Pogradecit në Kategorinë e Parë.

Në këtë mënyrë, skuadra liqenore po nisë të formohet gradualisht, ndërsa përgatitjet do të thonë “fjalën e fundit” përpara se t’i drejtohet edicionit të ri 2026/27 për të vazhduar të njëjtin mision, Abissnet Superiore.

ZYRTARE/ Pretendentët nuk bëjnë “lëshime”
 
ZYRTARE/ Pretendentët nuk bëjnë “lëshime”
 

 

Poll

Lexo gjithashtu