Besëlidhja
Elvis Plori nuk do të jetë më trajner i Besëlidhjes. Mbrëmjen e djeshme pas humbjes 0-1 përballë Korabit, u raportua se Plori kishte dhënë dorëheqjen nga klubi lezhjan.
Ndërsa ditën e sotme, është vetë Besëlidhja që ka njoftuar largimin e 48-vjeçarit. Tashmë, pretendentët për t’u ngjitur në Superiore nisin punën për trajnerin e ri.
NJOFTIMI:
KF Besëlidhja njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Elvis Plori. Klubi i Futbollit Besëlidhja shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e tij për teknikun Plori, për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë rrugëtimit të tij si pjesë e familjes verdhe-kuqe.
Poll






