Oriku ka nisur të përforcohet, në prag të sezonit të ri në Kategorinë e Parë. Klubi ka njoftuar së fundmi dy afrimet e fundit, duke përforcuar skuadrën në mesfushë dhe sulm.
Mesfushori Gningue Babacar dhe sulmuesi Lopy Vincent Pascal, janë lojtarët që i bashkohet Orikut. Të dy lojtarët janë nga Senegali, ndërsa vetë klubi i prezanton si afrime cilësore.
NJOFTIMI:
Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me dy lojtarët më të rinj që do t'i bashkohen skuadrës sonë për sezonin e ri: sulmuesi Lopy Vincent Pascal dhe mesfushori Gningue Babacar!
Të ardhur nga Senegali, Pascal dhe Babacar i bashkohen familjes së Orikut për të sjellë më shumë cilësi, energji dhe forcë në skuadrën tonë. Mirë se vini, Pascal & Babacar!
View this post on Instagram






