Bylis - Partizani
Vetëm para disa minutash, klubi i Bylisit ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit argjentinas Enzo Lopez. 28-vjeçari ka pozicion fiks si “pykë”, ndërsa sipas “Transfermarkt” vlen 350 mijë euro.
Për skuadrën ballshiote, afrimi vjen disa ditë para nisjes së Kategorisë së Parë, aty ky synimi përkon me ngjitjen në Superiore. “FK Bylis ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit argjentinas Enzo Lopez.
Sulmuesi ‘9’ vjen për të shtuar forcë dhe cilësi në repartin ofensiv të skuadrës sonë, duke nënshkruar një kontratë 1+1 me klubin. Mirë se vjen në familjen kuqe e bardhë, Enzo”, shkruan klubi i Bylsit.
View this post on Instagram
Poll






