Klubi i Kuksit ka bërë të ditur se ka vendosur të krijojë ekipin B, i cili do ta nisë nga Kategoria e Tretë. Verilindorët e kanë bërë të ditur lajmin nëpërmjet faqes së tyre zyrtare,
Projekti synon të krijojë një urë lidhëse mes lojtarëve të Akademisë dhe ekipit te parë. Kjo do të jetë një mundësi për lojtarët e rinj për të marrë minutat e nevojshme dhe për të zhvilluar potencialin e tyre.
NJOFTIMI ZYRTAR
FK Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht krijimin e FK Kukësi B, një hap i rëndësishëm në vazhdën e projektit tonë për të rikthyer klubin aty ku i takon.
Krijimi i skuadrës FK Kukësi B synon të krijojë një urë të rëndësishme mes Akademisë dhe ekipit të parë, duke u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj dhe talenteve që janë pjesë e klubit tonë për të zhvilluar potencialin e tyre dhe për të marrë minutat e nevojshme në një nivel konkurrues.
Ky projekt do të jetë një mundësi e rëndësishme për promovimin, zhvillimin dhe integrimin e lojtarëve të rinj, duke i përgatitur ata për të ardhmen e fanelës së Kukësit.
Kukësi B është një investim për të ardhmen.
Një tjetër hap drejt ndërtimit të një klubi të fortë, të qëndrueshëm dhe me identitet.
View this post on Instagram






