Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Mbrojtësi nuk lëviz nga Vlora, Flamurtari rinovon kontratën me 27-vjeçarin maqedonas

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Mbrojtësi nuk lëviz nga Vlora, Flamurtari rinovon
Flamurtari

Todor Todoroski do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Flamurtarit. Mbrojtësi i krahut të djathtë dhe klubi vlonjat, kanë gjetur akordin për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre.

Me Flamurtarin, maqedonasi ka firmosur edhe për 2 vite të tjera, pra do të jetë në Vlorë deri në verën e vitit 2028. Kështu, trajneri Oltijon Kërnaja do ta ketë në dispozicion 27-vjeçarin.

Kujtojmë se Todoroski u bashkua me Flamurtarin në korrik të vitit të shkuar. Karriera e tij është interesante, pasi ka luajtur me ekipe si Vardar, Osijek, Sibenik, Sumgayit dhe Poli Iasi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flamurtari Football Club (@flamurtarifc1923)

Poll

Lexo gjithashtu