Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Lëvizje surprizë, mbrojtësi largohet nga Partizani dhe bashkohet me ekipin e Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Lëvizje surprizë, mbrojtësi largohet nga Partizani dhe
Mateo Çipi

Mateo Çipi është futbollisti më i ri i Orikut. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar vendosi që të largohej nga Partizani, për të nisur një aventurë të re me ekipin e Kategorisë së Parë.

“Mbrojtësi vjen për të forcuar repartin defensiv, duke sjellë eksperiencën e tij nga klubet jashtë vendit, si edhe nga eksperienca me Partizanin. I fuqishëm, inteligjent dhe i vendosur në fushë, Mateo Çipi do të jetë një vlerë e shtuar për prapavijën tonë në sezonin e ri”, shkruan ndër të tjera klubi i Orikut.

Kujtojmë se 22-vjeçari e ka nisur karrierën e tij me Flamurtarin. Më vonë, Çipi është aktivizuar në Itali me Sassuolo dhe Ternana. Më vonë ka pasur eksperienca në Belgjikë me Gent si dhe në Slloveni me ND Bilje e NK Triglav.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF ORIKU (@kf.oriku)

Poll

Lexo gjithashtu