Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Lëvizje “rrufe” në futbollin shqiptar, Gerd Haxhiu rikthehet si trajner në... “shtëpi”

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Lëvizje “rrufe” në futbollin shqiptar, Gerd
Gerd Haxhiu, trajner i Partizanit U-21

Gerd Haxhiu është trajneri i ri i KF Orikut. Pas shkarkimit nga detyra të Sherif Idrizajt, klubi vlonjat nuk ka vonuar dhe ka gjetur pasuesin e tij, duke ulur në stol një emër të njohur.

Për Haxhiun, ky është një rikthim në Vlorë, në shtëpinë e tij, pasi më herët ka drejtuar edhe Flamurtarin. Gjithashtu, 53-vjeçari ka qenë trajner i Skënderbeut, Partizanit, Besës, Korabit dhe Partizanit U21.

NJOFTIMI:

Gerd Haxhiu merr timonin e KF Orikut! Klubi i Futbollit Oriku njofton zyrtarisht arritjen e marrëveshjes dhe emërimin e teknikut vlonjat, Gerd Haxhiu, në krye te pankinës sonë.

​Klubi ka arritur dakordësinë e plotë me trajnerin e njohur, i cili zyrtarizon sot bashkëpunimin dhe do të nisë menjëherë punën në krye të ekipit për përgatitjen e sfidave të radhës.

​Haxhiu vjen me një bagazh të pasur përvoje dhe një karrierë të gjatë në elitën e futbollit shqiptar, si në Superligë ashtu edhe në Kategorinë e Parë. Përvoja e tij, disiplina dhe njohja e mirë e futbollit vendas do të jenë një aset i çmuar për të udhëhequr djemtë tanë drejt objektivit të këtij sezoni.

​I urojmë trajnerit Gerd Haxhiu mirëseardhjen në familjen tonë dhe shumë suksese ne këtë rrugëtim të ri! Forca Oriku!

Lexo gjithashtu