Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Kampionët ia bëjnë “bum” në merkato, prezantojnë ish-sulmuesin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kampionët ia bëjnë “bum” në merkato,
Gresild Lika kur ishte pjesë e Partizanit

Gresild Lika është futbollisti më i ri i Sopotit. Sulmuesi 28-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Ilirinë e Fushë-Krujës, për të nisur një rrugëtim të ri me ekipin nga Librazhdi.

Me këta të fundit, Lika ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ndërsa karriera e tij bën Sopotin të besojë se ka “blinduar” repartin ofensiv.

31-vjeçari e ka nisur karrierën e tij te Dinamo. Ndërsa më vonë, Lika është aktivizuar për ekipe si Partizani, Korabi, Luftëtari, Bylis, Skënderbeu, Vora dhe Iliria. 

Kujtojmë se Sopoti u shpall kampione e Kategorisë së Dytë, ndërsa siguroi ngjitjen dhe sezonin e ardhshëm militon në të Parën.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Sopoti (@kfsopoti1948)

Poll

Lexo gjithashtu