Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Flamurtari “blind” para sezonit të ri, Oltijon Kërnaja shton “muskujt” me lojtarin që vlen 125 mijë euro

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Flamurtari “blind” para sezonit të ri, Oltijon
Filip Boshkovski

Filip Boshkovski është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Ashtu siç u raportua nga "Newsport.al" pak orë më parë në momentin e firmës, tashmë transferimi i mbrojtësit të krahut të djathtë ka marrë trajtën zyrtare. 

25-vjeçari shihet si afrim me peshë për trajnerin Oltijon Kërnaja në repartin defensiv, shtuar këtu dhe faktin që maqedonasi kalon në Vlorë si lojtar i lirë pas eksperiencës me Pelister Bitolan në sezonin e fundit. Vlera e Boshkovskit, sipas "Transfermarkt" kap 125 mijë eurot. 

Kështu, trajnerit tropojan i përforcohet një tjetër repart dhe i drejtohet sezonit të ri në Kategorinë e Parë me ambicien për t'u rikthyer edicionin pasardhës në Superiore. Ky është dhe transferimi i 11-të, realizuar nga klubi vlonjat në këtë merkato të verës. 

NJOFTIMI: 

ZYRTARE | Filip Boshkovski i bashkohet Flamurtari F.C.!

Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri të skuadrës, mbrojtësin e djathtë Filip Boshkovski, i cili bashkohet me ekipin për sezonin e ri.

Datëlindja: 28 Tetor 2000
Kombësia: Maqedonia e Veriut 
Gjatësia: 1.79 m
Pozicioni: Mbrojtës i djathtë

Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Filip! 

Poll

Lexo gjithashtu