Clinton Osei
Clinton Osei është futbollisti më i ri i Ilirisë së Fushë-Krujës. Sulmuesi 24-vjeçar vendosi që të largohej nga Makedonija GP, për të nisur një aventurë të re në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.
“Mirë se vjen, Clinton Osei! Klubi ynë i uron shumë suksese me fanellën bardheblu. Mirë se erdhe në familjen e KF Ilirisë”, shkruan ndër të tjera klubi nga Fushë-Kruja.
Ganezi ka një karrierë interesante, ku ra në sy me MTK Budapest në Hungari, si dhe me ekipin e Kozarmisleny. Më vonë, ai ka luajtur me ACS TG Mures në Rumani dhe Voska Sport në Maqedoninë e Veriut.
View this post on Instagram
Poll






