Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Bëri “namin” te Apolonia dhe fitoi Superioren me Egnatian, trajneri Kërnaja shton “forcat” në qendër të sulmit te Flamurtari

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Bëri “namin” te Apolonia dhe fitoi Superioren me
Logoja e Flamurtarit dhe Oltijon Kërnaja

Klubi i Flamurtarit, ka zyrtarizuar në rrjetet sociale afrimin e qendërsulmuesit Mario Gjata. 26-vjeçari i është bashkuar kuqezinjve të Vlorës, ndërsa do të jetë opsion shtesë për trajnerin Oltijon Kërnaja.

Në vtitin 2021, teksa ishte vetëm 20 vjeç, Gjata rezultoi i pandalshëm te Apolonia e Fierit, gola dhe spektakël, aq sa vlera i shkoi në 300 mijë euro. Eksperienca e fundit futbollistike për “pykën” fierake përkon te Skënderbeu i Korçës, por pa sukses.

Në karrierë, Mario Gjata ka fituar 3 trofe, Superiore dhe Kupën e Shqipërisë me Egnatian, sezoni 2023-2024, shto Kategorinë e Parë me Apoloninë në edicionin 2019-2020.     

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flamurtari Football Club (@flamurtarifc1923)

Poll

Lexo gjithashtu