Përballja e javës së dytë në Kategorinë e parë mes Flamurtarit dhe Burrelit e luajtur në stadiumin “Flamurtari”në orën 18:30 përfundoi në barazim me shifrat 1-1.
Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar nga të dy palët të cilët u përpoqën të gjenin golin e avantazhit duke mbyllur pjesën e parë pa gola. Në të dytën në minutën e 68-të pas një ndërhyrje të ashpër në zonë, gjygjtari i takimit akordoi një 11-metërsh në favor të Burrelit.
Nga pika e bardhë realizoi Albi Xhabrahimi duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Flamurtari u zgjua në fundin e takimit duke realizuar golin e barazimit në minutën e 96-të me anë të Denis Pjeshkës duke marrë një barazim të vyer. Të dy ekipet ndahen më nga një pikë.
Goli i Albi Xhabrahimi
Goli i Denis Pjeshkës






