Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Transferta me Korabin, Pogradeci i “përvishet” punës për të vazhduar kryesimin

Shkruar nga NEWSPORT
Transferta me Korabin, Pogradeci i “përvishet” punës
Pogradeci

Kategoria e Parë rikthehet këtë fundjavë, më saktësisht më datën 10 tetor, për ndeshjet e javës së pestë, ku siparin priten ta hapin Bylis - Kukësi dhe Flamurtari - Sopoti.

Pogradeci si kryesues shkon në Peshkopi ku do të përballet me Korabin, ndërsa liqenorët vijojnë me përgatitjet për këtë ndeshje. Përmes një postimi në Facebook, faqja zyrtare e klubit shkruan se puna po vazhdon nën drejtimin e stafit teknik.

Objektivat e sezonit e kanë fokusuar plotësisht Pogradecin që të përmbushë misionin e ngjitjes në elitë dhe bazuar nga ecuria në javët e fundit, faktohet edhe bindja se pogradecarët kanë ngritur kandidaturën për t’u bërë pretendentë të Superiores.

Lexo gjithashtu