Logoja e Flamurtarit dhe Oltijon Kërnaja
Flamurtari ka njoftuar caktimin e një ndeshje miqësore të cilën do ta luajë përballë Vorës. Ky “test” për ekipin e drejtuar nga Oltijon Kërnaja do të zhvillohet më 2 tetor në stadiumin e Lushnjes, “Roza Haxhiu”, ora 15:00.
Vlonjatët nuk kanë patur një rendimet të mirë në Kategorinë e Parë, aty ku ambiciet janë për kthimin në Superiore, ndërsa kjo sfidë vlen shumë për të rritur “dozat” e energjisë, para duelit të kampionatit me Sopotin në Vlorë.
Edhe në kampin e vorakëve, synimi mbetet po i njëjti. Një ndeshje ku do të testohet forma aktuale e skuadrës përpara sfidës së javës së 6-të në Superiore me Elbasanin.






