Kategoria e Parë
Flamurtari ka zhvilluar një ndeshje miqësore kundër ekipit të Istogut 03 e luajtur në stadiumin e Tropojës. Vlonjatët fituan me rezultatin 2-0, golat u realizuan nga Berisha dhe Llajaj.
Kuqezinjtë e Vlorës zhvilluan një paraqitje pozitive, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Flamurtari ka pësuar ndryshime të mëdha në organikën e ekipit, duke ndryshur pjesën me të madhe të lojtarëve me të cilët trajneri Oltijon Kërnaja do ti duhet të rikthejë vlonjatët në Superiore.
Kjo fitore jep një sinjal pozitiv për ekipin që do ti duhet shumë punë për të arritur rikthimin në elitën e futbollit Shqiptarë.
View this post on Instagram
Poll






