Besëlidhja - Korabi
Ndeshja Besëlidhja – Korabi (1 – 2), e vlefshme për javën e 2-të në Kategorinë e Parë, mori përmasa dramatike në minutën e 36-të, ku mbrojtësi Lorenc Trashi ra në fushë pa ndjenja.
Në një situat të tillë, përveç ndihmës nga stafi mjekësor, 34-vjeçari u transportua direkt në spitalin e Lezhës, ku mori trajtim më të specializuar. Ndërsa kanë kaluar disa orë nga kjo ngjarje, mësohet për gjendjen e Trashit.
Në pamjet, ai shikohet i qetë dhe në gjendje normale. Rënia në fushë e ish-lojtarit të Partizanit, thuhet se ka ardhur nga komplikacionet në frymëmarrje dhe problemet në stomak.
Lorenc Trashi pas daljes nga spitali i Lezhës
Poll






