Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pretendime të mëdha për elitën, Pogradeci cakton miqësoren para ndeshjes me Korabin (DATA – ORA)

Shkruar nga NEWSPORT
Pretendime të mëdha për elitën, Pogradeci cakton
Pogradeci

Pogradeci ka njoftuar caktimin e një ndeshje miqësore përballë Devollit, sfidë të cilën do ta luajnë më 30 shtator, pra ditën e nesërme në stadiumin “Devolli”, prej orës 14:00.

Liqenorët kanë vendosur të “ndezin motorët”, duke shfrytëzuar ndalesën e ndeshjeve kombëtare, për t’i paraprirë sfidës së ardhshme të kampionatit, atë ndaj Korabit.

Skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela ka bërë progres të madh ditëve të fundit, ndërsa ambiciet e këtij sezoni mbeten të palëkundura, ngjitja në Superiore për edicionin e ardhshëm, 2026/2027.

Momentalisht, liqenorët mbajnë kryesimin në Kategorinë e Parë, 8 pikë në total, duke lënë pas Besën e Kavajës dhe Korabin, kundërshtar me të cilin do të zbresin në fushë më 11 tetor.

Lexo gjithashtu