Pogradeci
Pogradeci do të rikthehet të shtunën në fushë për të zhvilluar një tjetër sfide miqësore, në kuadër të përgatitjeve për sezonin 2026/27 në Kategorinë e Parë.
Këtë herë, skuadra e drejtuar nga trajneri Emiljano Çela do të ketë përballë Pelisterin e Maqedonisë, ekip ky që garon në ligën e dytë për nga rëndësia.
Takimi do të luhet prej orës 18:00 në stadiumin “Pogradeci” dhe do t’i shërbejë trajnerit Çela për të studiuar akoma dhe më shumë gjendjen e futbollistëve, atyre që kanë mbetur nga edicioni i kaluar dhe të tjerë që janë afruar.
Misioni për ngjitjen në Superiore është objektiv i pandryshueshëm për Pogradecin që do tentojë sërish të përmbushë këtë qëllim.
Poll






