Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pogradeci gati të “shkelë gazin”, ndaj Ilirisë nisë “e treta e vërteta” për Superioren

Shkruar nga NEWSPORT
Pogradeci gati të “shkelë gazin”, ndaj Ilirisë
Pogradeci

Pogradeci do të rikthehet të shtunën, për nisjen e sezonit të ri në Kategorinë e Parë, aty ku do të përballet me Ilirinë në transfertë. Liqenorët hyjnë në vitin e tyre të tretë duke ushqyer të njëjtën ambicie, rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, pra në “Abissnet Superiore”, ndaj edhe objektivi mbetet fare i qartë në radhët e kësaj skuadre.

Rrugëtimi pritet të jetë i gjatë, i mbushur me dinamika të ndryshme, por tek Pogradeci nuk kanë ndërmend të bëjnë pas për ëndrrën më të madhe të tyren. Merkatoja e verës shërbeu mjaftueshëm që tek pogradecarët të vijnë lojtarë të rinj për të rritur cilësinë e organikës, të cilët janë përshtatur shumë shpejt me idetë e trajnerit Emiljano Çela.

Stërvitja e fundit u krye ditën e djeshme, ndaj në radhët e Pogradecit, të gjithë janë gati për të “shkelur gazin” dhe startuar një tjetër edicion me pritshmëri të mëdha. Edhe vetë presidenti i klubit, Armand Lilo i është gjendur pranë kësaj skuadre, me motivimin e vetëm për t’i përgatitur dhe për t’i dhënë energjitë e duhura ekipit.

Ndeshja me Ilirinë do të nisë prej orës 16:00 në stadiumin “Renato Maloku” dhe liqenorët janë më të vendosur se kurrë për të bërë një nisje të mbarë dhe për t’i shkuar deri në fund objektivit, një dhe të vetëm, ngjitjen në Superiore në sezonin pasardhës, 2027/28.

 

Poll

Lexo gjithashtu