Pogradeci
Pogradeci është kthyer në stërvitje në vigjilje të ndeshjes së ardhshme që do të luajnë në Kategorinë e Parë përballë Korabit, e dielë ora 13:30 në Peshkopi.
Liqenorët janë maksimalisht të fokusuar për të vazhduar me ecurinë pozitive, ndërsa fitorja 7-0 ndaj Delvinës në Kupën e Shqipërisë konfirmoi edhe ambiciet e skuadrës.
Ekipi ka punuar me përkushtim dhe përqëndrim të fortë nën udhëheqjen e trajnerit Emiljano Çela, ku objektivi është marrja e maksimumit të pikëve në transfertë.






