Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Miqësorja në Luz dhuron 6 gola, pretendentët e Superiores barazojnë me ekipin e Orges Shehit (REZULTATI)

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja në Luz dhuron 6 gola, pretendentët e Superiores
Kategoria e Parë

Besa dhe Prishtina kanë barazuar ndeshjen e vlefshme në kuadrin e miqësores. Sfida e zhvilluar në Luz përfundoi me shifrat 3-3.

Ishte fillimisht Diata që shënoi për miqtë në minutën e 14-të, përpara se Krasniqi të dyfishonte epërsinë në të 47-tën. Reagimi i kavajasve erdhi në të 53-tën nga Cereni, teksa Baftiu trefishoi për kryeqytetasit në minutën e 62-të.

Kur u mendua se sfida do të shkonte në favor të Prishtinës, menduan Prengaj dhe Spahiu. Një ndeshje që prodhoi plot 6 gola dhe që u ndihmoi të dyja skuadrave të shtojnë “muskujt” në rikthimin e kampionateve respektive.

 

Lexo gjithashtu