Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

KATEGORIA E PARË/ Pogradeci ruan kreun pas barazimit me Flamurtarin, Besëlidhja i shkakton humbjen e parë Besës (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Pogradeci ruan kreun pas barazimit me Flamurtarin,
Kategoria e Parë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 4-të dhe që nisën prej orës 13:30.

Supersfida mes Pogradecit dhe Flamurtarit është mbyllur në barazim pa gola. Me një pikë për secilën skuadër, teksa liqenorët vijojnë të ruajnë kryesimin me 8 pikë, ndërsa vlonjatët në vendin e 9-të me 3 pikë.

Sakaq, Besëlidhja i ka shkaktuar humbjen e parë Besës së Kavajës, duke e mposhtur 2-1 në Lezhë. Me këtë rezultat, vendasit shkojnë në kuotën e 4 pikëve në vendin e 7-të, ndërsa Besa mbetet e dyta me 7 pikë, një më pak se Pogradeci kryesues.

Më poshtë do të njiheni me rezultatet në kohë reale të këtyre dy ndeshjeve dhe për golashënuesit në secilën përballje.

REZULTATET:

Pogradeci 0-0 Flamurtari

Besëlidhja 2-1 Besa (Ogungbire 20', Bilali 45'/ Prengaj 79')

Lexo gjithashtu