Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ 8 gola dhe 4 kartonë të kuq, java e 4-të mbyllet e “zjarrtë” në Kategorinë e Parë! Kukësi “pa frena”, Bylis ndalet në Fushë-Krujë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 8 gola dhe 4 kartonë të kuq, java e 4-të mbyllet e
Iliria e Fushë-Krujës - Bylis

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e orës 16:00 në javën e 4-të të Kategorisë së Parë, këtë të dielë. Kukësi mori fitoren më të thellë, 3 - 0 ndaj Korabit në shtëpi. Te verilindorët gjetën rrugën e rrjetës me Oliveira Dos Santos, Bushati dhe Silva.

Për sa i takon sfidës Iliria – Bylis, në stadiumin “Redi Maloku”, nuk pati fitues, me ndeshjen që u mbyll në barazim 1 – 1. Me të njëjtat shifra u mbyll edhe Sopoti–Kastrioti, 1 – 1.

Burreli mori 3 pikët kundër Orikut, falë golit të Kokës në minutën e 67-të. Në këto 4 përballje u dhanë 4 kartonë të kuq.
Pas 4 javësh të zhvilluara në Kategorinë e Parë, kryeson Pogradeci me 8 pikë, i ndjekur nga Besa dhe Korabi, me nga 7 pikë.

Iliria e Fushë-Krujës 1 – 1 Bylis (Mavanga 17’/Marku 64')

(Stoilov, karton i kuq, 75')

Kukësi 3 – 0 Korabi (Oliveira Dos Santos 25’, Bushati 71', Silva 90')

(karton i kuq në fillim të pjesës së dytë për Kukësin)

Oriku 0 – 1 Burreli (Koka 67')

(Da Silva Rocha, karton i kuq, 14')

Sopoti 1 – 1 Kastrioti (Yusuf 9’/Hoxha 40')

(karton i kuq, Kasmollari, 83')

Lexo gjithashtu