Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kukësi “zbarkon” te Vora, verilindorët “piketojnë” 2 futbollistë për të zëvendësuar të larguarit

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi “zbarkon” te Vora, verilindorët
Vora

Kukësi ëstë skuadra që deri më tani ka vetëm largime. Kanë mbyllur bashkëpunimet me trajnerin Emiliano Çelën dhe me 3 futbollistët, Franci Lala, Francesco Hasaj dhe Mario Beshiraj.

Largime me “peshë” që sigurisht që drejtuesit duhet t’i zëvendësojnë, pasi koha nuk pret dhe skuadrat më 10 janar do të zbresin në fushë për ndeshjet e radhës. Kështu mësohet se verilindorët kanë “zbarkuar” te skuadra e Vorës.

Drejtuesit kanë “piketuar” 2 futbollistë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Okseold Sefa dhe për mefushorin Argel Avdiu. Lojtarët pëlqehen nga drejtuesit dhe pritet që ditët e ardhshme të mësohet më shumë mbi këto lëvizje.

Poll

Lexo gjithashtu