Është hedhur këtë të premte, prej orës 11:00, shorti për sezonin e ri 2026-2027 të Kategorisë së Parë, aty ku është përcaktuar dhe kalendari për javën e parë.
Ky do të jetë edicioni i 79-të i këtij kampionati që do të nisë më 5 shtator (2026) dhe do të mbyllet më 2 maj të vitit 2027.
Goglat kanë rezervuar përballje interesante që në startin e këtij sezoni. Flamurtari i Olitjon Kërnajës do të përballet me Besën e Kavajës, ndërsa Pogradeci i Emiljano Çelës shkon në transfertën e Ilirisë.
Sakaq, Iliria pret Pogradecin, ndërsa Kukësi do të përballet me Besëlidhjen. Bylisi sfidon Sopotin, teksa në anën tjetër, Oriku e ka me Korabin.
JAVA 1
KORABI-ORIKU
ILIRIA-POGRADECI
BYLIS-SOPOTI
BESA-FLAMURTARI
BURRELI-KASTRIOTI
KUKËSI-BESËLIDHJA






