Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

KATEGORIA E PARË/ Pogradeci përfaqësohet nga Kasmollari, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 4-t

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Pogradeci përfaqësohet nga Kasmollari,
Kategoria e Pare

Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së katërt të Kategorisë së Parë, Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës, duke vlerësuar paraqitjet individuale të futbollistëve në sfidat e zhvilluara këtë fundjavë.

Formacioni është sipas skemës 1-4-4-2.

Në portë është përzgjedhur Maltos Becker i Burrelit, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Gabriel Schepanski (Kukësi), Sodiq Atanda (Sopoti), Paolo Kasmollari (Pogradeci) dhe Erblin Koka (Burreli).

Në mesfushë janë Edmond Hoxha (Kastrioti), Alisson (Kukësi), Sabit Bilali (Besëlidhja) dhe Mehdi Çoba (Flamurtari).Dyshja e sulmit plotësohet nga Olamide i Besëlidhjes dhe Mavanga i Ilirisë.

Në drejtimin e këtij formacioni është përzgjedhur Bledi Kadiu, tekniku i Kukësit, si trajneri më i mirë i javës së katërt, pas fitores 3-0 të skuadrës së tij ndaj Korabit.

KATEGORIA E PARË/ Pogradeci përfaqësohet nga Kasmollari,
Formacioni i Javës, Kategoria e Parë

 

Lexo gjithashtu