Kategoria e Parë rikthehet sot me ndeshjet e vlefshme për javën e tretë të kampionatit. Të gjashta përballjet e programuara do të zhvillohen në orën 16:00.
Vëmendja kryesore do të jetë te ekipet pretendente si Flamurtari, Besa, Besëlidhja dhe Pogradeci, të cilat synojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre pozitiv në garën për kreun. Flamurtari do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit, ndërsa Besa pret Orikun në Kavajë.
Nga ana tjetër, Besëlidhja do të përballet me Bylisin në një sfidë interesante, teksa Pogradeci udhëton drejt Kukësit.
Në ndeshjet e tjera, Burreli do të presë Sopotin e Librazhdit, ndërsa Korabi i Peshkopisë do të masë forcat me Ilirinë e Fushë-Krujës. Të gjitha sfidat do të nisin në të njëjtin orar, me javën e tretë që pritet të sjellë emocione dhe duele të forta në Kategorinë e Parë.






