Sot do të luhen pesë ndeshjet e javës së dytë në Kategorinë e Parë, sfidat të cilat do të luhen në të njëjtin orar duke filluar prej orës 16:00.
Besëlidhja do të përballet kundër Korabit në një ndeshje aspak të lehtë, Lezhianët vijnë pas humbjes 2-0 ndaj Kukësit kurse Korabi pas fitores minimale 1-0 kundër Orikut. Në përballjen tjetër Iliria e Fushë-Krujë do të kërkojë fitoren e parë pas barazimit pa gola kundër Pogradecit, ndërsa Kuksi do të kërkojë të ruaj kryesimin.
Përballje interesante do të jetë ajo mes Orikut dhe Bylist. Të dy ekipet do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat ku Oriku u mund ndaj Korabit ndërsa Bylisi barazaoi 1-1 me Sopotin. Në sfidën tjetër Pogradeci nuk do ta ketë aspak të vështirë përballjen ndaj Kastriotit. Liqenorët do të mundohen të marrin tri pikët në shtëpi.
Në ndeshjne e fundit Sopoti pret në shtëpi Besën e Kavajës. Të dy ekipet vijnë në këtë përballje pas barazimeve të marra në ndeshjen e parë dhe marrja e tri pikëve do të jetë obligim.






