Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Futet në sezonin e ri sërish si pretendent, Pogradeci mesazh tifozëve: Ne nuk premtojmë, ne do të përgjigjemi në...

Shkruar nga NEWSPORT
Futet në sezonin e ri sërish si pretendent, Pogradeci mesazh
Pogradeci

Pogradeci ka qenë padiskutim një nga skuadrat më aktive në këtë merkato verore. Qëllimi i “liqenorëve” dihet, synimi i ngjitjes në Superiore për të 3-tin vit radhazi.

Ndërsa së fundmi, pretendentët kryesorë për t’u shpallur kampionë të Kategorisë së Parë, kanë reaguar në rrjetet sociale. Pogradeci thekson se nuk do të ketë vetëm premtime, por përgjigje në fushën e lojës.

REAGIMI:

Ditë pune, intensitet dhe përkushtim maksimal! Liqenorët vijojnë përgatitjet me ritëm të lartë, ndërsa stafi teknik po rrit ngarkesën në çdo seancë stërvitore.

Në çdo stërvitje duket qartë dëshira e lojtarëve për të dhënë maksimumin, për të fituar formën optimale dhe për të qenë gati kur të vijë momenti i startit të sezonit të ri.

Skuadra po ndërton forcën, ritmin dhe mentalitetin që kërkon një sezon i gjatë dhe i vështirë. Sezoni po afron. Liqenorët nuk premtojnë, Liqenorët do të përgjigjen në fushë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Pogradeci Faqja Zyrtare (@kfpogradecii)

Poll

Lexo gjithashtu