Oriku - Flamurtari
Flamurtari ka fituar përballë Orikut ditën e sotme, në një ndeshje miqësore. Kjo sfidë mes dy ekipeve të Kategorisë së Parë, është mbyllur me fitoren spektakolare 2-6 të kuqezinjve.
Golat për Flamurtarin u shënuan nga Berisha, Barri, Keneth, Estrella, Korreshi dhe Çoba. Në krahun tjetër për Orikun e gjetën rrugën e rrjetës Metani dhe Buxhelaj, gola që rezultuan statistikorë.
Kështu, ekipi i Oltijon Kërnajës tregon “dhëmbët” në një ndeshje direkte me një rival të Kategorisë së Parë. 6 golat e shënuar tregojnë formën e mirë me të cilën kuqezinjtë do nisin edhe sezonin e ri në kampionat.
Poll






