Kukësi - Flamurtari
Kukësi dhe Flamurtari kanë barazuar ditën e sotme në ndeshjen e luajtur në kuadër të një miqësoreje. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kukësit, përfundoi mes spektaklit me shifrat 3-3.
Vendasit ishin fantastikë në fraksionin e parë të lojës, duke shënuar dy herë me anë të Alisson dhe Demirçanit. Me nisjen e pjesës së dytë, Kukësi shënoi edhe të tretin, duke çuar shifrat në 3-0 me Vidrica.
Mirëpo, Flamurtari gjeti forcën për të reaguar. Ekipi i Oltijon Kërnajës ia doli të barazonte gjithçka me golat e shënuar nga Gjata, Berisha dhe Çoba. Kështu, u mbyll në barazim sfida mes dy ekipeve të Kategorisë së Parë.
Poll






