Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Emanuela Rusta e ndëshkoi me karton të verdhë, reagimi i Oltijon Kërnajës bën xhiron në rrjet: O shpirt, për çfarë ma dhe?!

Shkruar nga NEWSPORT
Emanuela Rusta e ndëshkoi me karton të verdhë, reagimi i Oltijon
Arbitrja Emanuela Rusta - Oltijon Kërnaja

Flamurtari barazoi të premten në Vlorë përballë Burrelit, në ndeshjen e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Sfida përfundoi me shifrat 1-1, me kuqezinjtë që barazuan në “frymën e fundit”.

Por një moment interesant ishte në fundin e ndeshjes, kur arbitrja kryesore Emanuela Rusta i tregoi kartonin e verdhë teknikut të vlonjatëve, Oltijon Kërnajës. Reagimi i këtij të fundit ishte epik, me një bisedë të shkurtër me arbitrin e katërt.

“O shpirt për çfarë ma dhatë mo? Për çfarë ma dhe mo zotëri, për çfarë ma dhe kartonin. Çfarë fjalësh mo...”, dëgjohet të thotë Kërnaja karshi arbitrit të katërt të ndeshjes Flamurtari – Burreli.

Reagimi i Oltijon Kërnajës

Poll

Lexo gjithashtu