Flamurtari ka kryer një tjetër goditje në këtë merkato, në vigjilje të sezonit të ri 2026/27 në Kategorinë e Parë. Së fundmi, siç mëson “Newsport.al”, Filip Boshkovski pritet të jetë afrimi i ri i klubit vlonjat.
25-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka hedhur firmën në kontratë pak minuta më parë dhe shumë shpejtë do të vijë edhe zyrtarizimi i tij.
Ai vjen si futbollist i lirë pasi kontrata me ekipin e Pelister Bitolan i përfundoi në fund të sezonit. Më parë, Boshkovski ka luajtur për FC Samtredia në ligën e dytë gjeorgjiane dhe me Rabotnicki po në Maqedoninë e Veriut.
Kështu, për trajnerin Oltijon Kërnaja vjen një tjetër afrim i rëndësishëm në repartin defensiv, teksa po formon një kontigjent konkurrues lojtarësh për një sezon me shumë pritshmëri në të Parën, aty ku do tentohet me çdo kusht rikthimi në “Abissnet Superiore”. /Ermal SPAHIU/






