Klodian Duro pritet të bëhet trajneri i ri i Besëlidhjes. Burimet për “Newsport.al” raportojnë se dakordësia mes palëve është shumë pranë për t'u arritur dhe Duro pritet të zëvendësojë në këtë detyrë të larguarin Elvis Plorin, edhe pse nuk është ende "e kryer".
Kujtojmë se Duro kërkoi publikisht pak kohë më parë që të merrte drejtimin e Kombëtares shqiptare, përpara se Roland Maran të zgjidhej në krye të stolit të kuqezinjve.
Sa i takon Plorit, largimi i tij erdhi për shkak të mungesës së rezultateve të fundit në kampionat. Humbja e fundit përballë Korabit në shifrat 1-2, rezultoi deçiziv për fatin e 48 vjeçarit.
Duhet thënë se Besëlidhja shfaqet si një nga pretendentet për t’u ngjitur në Superiore sezonin e ardhshëm dhe me ardhjen e Duros, ambiciet sa vijnë dhe përforcohen për një sezon sa më të suksesshëm, për të hedhur pas edhe momentin e keq në kampionat.






