Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

EKSKLUZIVE/ Bie pista turke, ish-anësori i Partizanit gati të firmosë me pretendentët e Superiores

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Bie pista turke, ish-anësori i Partizanit gati të
Anteo Osmanllari

E ardhmja e Anteo Osmanllarit ka marrë një tjetër rrjedhë. Pasi u përfol fillimisht për një kalim të mundshëm në Turqi, më saktësisht në Ligën e parë turke, mbrojtësi nuk ka rënë dakord mbi kushtet e kontratës.

Ai ka marrë tashmë edhe vendimin se ku do të transferohet, pas eksperiencës së tij të fundit me Drenicën në Superligën e Kosovës. Burimet për “Newsport.al” raportojnë se 27-vjeçari do t’i bashkohet Besëlidhjes për sezonin e ardhshëm 2026/27, pasi palët kanë arritur edhe dakordësinë mbi kontratën.

Shumë shpejt pritet të vijë edhe firma, përpara zyrtarizimit të anësorit si futbollisti i lezhjanëve. Më herët, Osmanllari ka qenë pjesë e Partizanit, ndërsa ka luajtur po ashtu edhe për Burrelin, Pogradecin dhe Turbinën./Nikoll RAJTA

 

Poll

Lexo gjithashtu