Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

E nisin marshimin drejt Superiores në fushën rivale, euforik ish-sulmuesi i Partizanit: Gati të bëjmë maksimumin

Shkruar nga NEWSPORT
E nisin marshimin drejt Superiores në fushën rivale, euforik
Grisled Lika

Sulmusi i majtë, Gresild Lika është shprehur eufroik para nisjes së sezonit të ri në Kategorinë e Parë, ndërsa do të mbaj veshur fanelën e Sopotit.

Objektivi madhor i ekip librazhdiot do të jetë ngjitja në Superiore, aty ku gara parashikohet mjaft e “egër”. Sopoti e nis nesër Kategorinë e Parë, transferta në stadiumin “Adush Muça”, karshi Bylisit (ora 16:00).

“Dua të falënderojë trajneirn Hallaçi dhe drejtorin Xhafa për besimin që patën tek unë. Shpresoj shumë t’ia shpërblej me ndeshjet e mira dhe objektivat e klubit.

Synimi i Sopotit është të bëjmë maksimumin nga ndeshja në ndeshje dhe me ndihmën e Zotit të arrijmë objektivat”, ishin fjalët e Likës.

Lojtari në fjalë ka luajtur me Partizanin në 5 ndeshje, ndërsa ka “shtegëtuar” te Skënderbeu, Luftëtari, Ilira, Vora, Bylisi apo Korabi.      

Poll

Lexo gjithashtu