Lushnja e nisi me fitoren 3-1 përballë Veleçikut sezonin e ri në Kategorinë e Dytë, aty ku bëjnë pjesë në grupin A. Ekipi i drejtuar nga Dorian Bubeqi ia doli t’i marrë tre pikët e para, edhe pse trajneri u shfaq i rezervuar, duke konstatuar se në fushë ka ende nevojë për t’u përmirësuar.
“E nisëm me këmbën e mbarë. Mendoj që bëmë një pjesë të parë të mirë, jo të shkëlqyer. Pavarësisht se shkuam 3-0 humbëm disa raste, por bëmë edhe disa gabime në mesfushë që unë dhe stafi i kapëm dhe mendoj që t’ia rregullojmë javën e vazhdimit. T
ë jemi të gatshëm për ndeshjen me Erzenin. Pastaj në pjesën e dytë ne u munduam si staf t’i japim mundësinë dhe disa çunave të rinj që të bëjmë disa skema taktike që të na shërbejë për vazhdimësi dhe këtu mund të jenë edhe difekti jonë sepse i futëm gjëra të reja që dhe ata nuk i dinin.
Thjesht për mua pjesa e dytë, mendoj që ishte një pjesë e dytë që Lushnja nuk e vuri asnjëherë në diskutim humbjen, por këto gjërat u duk sikur ne lëshuam, por po ta shohësh me vëmendje ishim ekipi që qarkulluam më shumë topin.
Kemi patur mbi 75% qarkullimin e topit. Ishte një pjesë e dytë në krahasim me pjesën e parë me ritëm më të ulët. Më e dobët, por ne na shërbeu si staf për idetë që kemi në vazhdimësi të kampionatit.






